Vendimi i Gjykatës së Apelit në Shkup që ta lirojë nga paraburgimi Sasho Mijallkovin e zvogëlon besimin edhe ashtu të lëkundur të qytetarëve tek gjykatat, ka shkruar në Fejsbuk ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq.
T’ju përkujtoj, shkruan ministri i Drejtësisë, se Mijallkovi ishte fytyrë nën rrezik real për arrati dhe rast për ngjarje, që e kanë shqetësuar tërë opinionin në vend.
“Gjykatësit e Gjykatës së Apelit në Shkup, Gjoko Ristov dhe Enver Bexheti, të cilët e kanë marrë atë vendim, duhet t’i sqarojnë oponionit se në cfarë baze e kanë marrë atë vendim dhe në cilën mënyrë do ta ndërmarrin përgjegjisnë nëse ndodh përsëri ndonjë rrezik nga arratia. Gjykata edhe pse e pavarur, është e obliguar publikisht t’i sqarojë vendimet e saj që të mund qytetarët të besojnë në gjyqësi. Apeloj deri te Këshilli gjyqësor që të hetojë se në çfarë baze gjykatësit e kanë marrë këtë vendim”, ka shkruar Mariçiq në Fejsbuk.