Zoti President i FYROM , Ivanov ju nuk mund të pengoni , të mbysni, të shuani zërin e shqiptarëve dhe vullnetin e tyre ! Ai u shpreh qartë përmes votës , në një proces të monitoruar nga vetë ju dhe strukturat tuaja në vend ! Mandatoni qeverinë e re me platformën e propozuar nga shqiptarët , e të jeni të kënaqur me kaq, sepse për hir të së vërtetës nëse faktori shqiptar do të bashkohej do t’ju duhej tashmë të bënit llogari të tjera! Ju nuk keni asnjë të drejtë kushtetuese dhe ligjore të mohoni vullnetin e shprehur përmes votes së çdo qytetari !!

Shqiptarët në FYROM nuk mund të jetojnë më si të huaj në vendin e tyre, nuk mund të pranojnë të shtyhen apo kategorizohen si qytetarë të dorës së dytë !! Kjo është e vetmja mundësi që të mbaheni sërisht në këmbë !!! Lëreni gjuhën e ekstremizmit, bajatisjet e vjelljet dala boje kundër shqiptarëve që nuk i sollët ju, por përkundrazi i gjetët e tashmë po përpiqeni tu impononi edhe jetët !!! Kohët e kërbaçit, e burgosjeve, e nacionalizmave të sëmura kanë marrë fund , ndaj ju lutem hiqni dorë nga ky pozicion i shkuar dhe aspak në frymë të bashkëjetesës!!

Këto ditë janë të shumtë ata shqiptarë nga zyrtarët më të lartë të shtetit tek qytetarët e thjeshtë që ju kanë shkruar në përpjekje për t’ju bërë të kuptoni se rajoni kërkon tjetër frymë e vizion !! Pranoni këtë këshillë  tonën, këtë mundësi për të ecur drejt stabilitetit !! Mos tregoni grushtat e as klithjet , ne nuk po e bëjmë këtë !! Duhet të kuptoni se ne kurre nuk jemi drojtur të mbrojmë veteveten, e kur është dashur kemi lënë meritë, inatet, përplasjet mes vedi , e jemi përgjigjur !! Ne nuk dimë të çirremi, nuk e kemi bërë kurrë gjatë historisë !! Historia nuk bëhet me çirrje !!!

Ju lutem reflektoni si President e jo si rob i marë peng nga koret e çirrura të ekstremeve !! Përseris ky është shpëtimi juaj !! Pa për ne ? Mund të shkoni sërisht , e sërisht, e sërisht në zgjedhje , por këtë herë ne sërisht e sërisht, e sërisht do të bashkohemi edhe më shumë !! E ky është fillimi i fundit tuaj!!

PS : Ne shqiptarët kemi një shprehje (që të gjithë po përpiqen t’jua thonë ne mënyrë të anasjelltë për këtë çështje), me gjithë respektin mos e kruani me gjethe fiku i dashur President !!!!