Finalja e mbrëmjes së sotme në Tv Klan “C’est la vie” kishte të ftuar edhe kantautorin Alban Skënderaj, i cili zgjodhi një kolazh me disa nga hitet e tij të fundit për të përshëndetur publikun.

Pas performancës, Marina e pyeti Albanin nëse e ka ndjekur gjatë këtyre javëve “C’est la vie” dhe Albani tha se në disa javë e ka ndjekur, madje edhe mund japë komentin e tij.

Por pyetjes tjetër të Marinës se cili është çifti i tij i preferuar, Albani tha se, në këtë rast, është “me mik”, duke zgjedhur të preferuarin e tij: “Kam një dobësi për Kristin, sepse është i veçantë, është vizionar, por disi edhe frymëzues për mënyrën që ka zgjedhur të merret me muzikën, ashtu si çdo artist që nis dalëngadalë, gur-gur, për të arritur majat” – tha Albani. Kështu, Albani e dha preferencën e tij për çiftin Kristi – Lindi.

Ndoshta kjo është edhe njëra prej arsyeve që Kristi zgjedh të këndojë shpeshherë këngët e Albanit.