Anëtari i Këshillit inicues për protesta kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike Krenar Osmani, i ka “dhuruar” veshkë dhe gjak kryetarit të KRRE-së, Marko Bislimovski.

Gjatë këtij akti në një emision debativ, Osmani tha se kjo ka qenë kërkesë e qytetarëve, duke shtuar se ata nuk kanë më çfarë t’u japin organizatave të cilat sipas tij, i kanë vjedhur qytetarët, përcjell Telgrafi Maqedoni.

“Do t’ua japim si dhuratë veshkët, vetëm këto kanë mbetur pa na i marrë. Poashtu edhe dy litra gjak t’i keni. S’kemi çfarë t’ju japim tjetër”, i tha Osmani, Bislimovskit.

Krenar Osmani poashtu gjatë debatit, kërkoi që KRRE të reagojë ndaj sjelljes së EVN-së drejt qytetarëve. Ndërsa Bislimovski tha se çdo herë kanë reaguar, kur sipas tyre është bërë sjellje jokorrekte nga kompanitë për furnizim me energji elektrike.