Drejtori i të ashtuquajturës Zyre të Kosovës e Metohisë në Qeverinë e Serbisë, Marko Djuric, vazhdoi me komente e ironi ndaj Kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, kur e kujtoi se është bërë një vit që prej vendosjes së taksës 100%.

Sipas Djuric taksa anti civilizuese e vendosur nga Prishtina për mallrat serbe, theksoi se beson që nëse Albin Kurti do të vendoste për këtë çështje, ky nuk do të ishte përvjetori i fundit për këtë.

Djuric nuk u ndal me kaq e vlerësoi se Kurti e ka të shtrembër optikën për rajonin.
Djuric edhe më parë kishte sharë e tallur Kurtin për këmbënguljen e tij të zëvendësoj taksën me ‘reciprocitet të plotë’ që Kryetari i LVV’së e kishte paraqitur si ide.

Tjetra çështje që po e ngacmon Djuricin, e jo vetëm atë por gjithë liderët serbë në Beograd, është qëndrimi i tij përjashtues për Listën Serbe që mori shumicë dërrmuese të votave të serbëve në Kosovë.

Vërejtje për kryeministrin e mundshëm të Kosovës janë adresuar edhe nga bashkësia ndërkombëtare, së fundi nga diplomati amerikan Matthew Palmer.