Drejtori i Interit, Beppe Marotta konfirmon dëshirën e tyre për të fituar Scudetton dhe Kupën e Italisë, por ai ka deklaruar se klubi nuk do të apelojë dënimin e Antonio Contes.

“Inter synon të arrijë rezultatin maksimal në një objektiv specifik, kështu që të thuash se nuk jemi sfidues për Scudetto do të ishte false”, tha Marotta për “RAI Sport”.

Trajnerit Antonio Conte u dënua me dy ndeshje në Serie A për përplasjen dhe ofendimin e gjyqtarit Fabio Maresca në tunel pas barazimit 0-0 me Udinesen, përcjell KosovaPress.

“Këto janë situata që ndodhin në botën e futbollit. Tensioni në një situatë ndeshje mund të bëhet në disa keqkuptime. Ne vlerësojmë atë që ndodhi dhe vendosëm të mos e apelojmë fare dënimin.”, tha në fund Marotta.