As problemi është zgjidhur, as Greqia nuk pa diçka të mirë. Vetëm një dëm të padurueshëm kombëtar, duke dhënë emrin, identitetin dhe gjuhën, thotë ish kryeministri grek, tani deputet nga Demokracia e Re, Andonis Samaras në intervistën për “Katimerini” lidhur me Marrëveshjen e Prespës, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Athina. Paralelisht, duke i sqaruar qëndrimet e tij, ai paralajmëron se kur tre momorandumet me Maqedoninë e Veriut do të vijnë për ratifikim në Parlament, ai nuk do të votojë për to.

“Në fillim, nuk kemi ‘zgjidhur’ kurrfarë problemi, thjeshtë problemin që e kemi pasur e transformuan në një tjetër – më të rrezikshëm!. Që i involvon edhe Bullgarinë edhe Shqipërinë dhe Kosovën. Edhe të tjerët, me shumë lloje të ‘dëshirave’. Ndërhyrja e dytë e Turqisë në rajon, nuk është ndërprerë pas Marrëveshjes së Prespës. përkundrazi, u përforcua. Dhe në fund, vendet të cilat na kanë shtyrë të lëshojmë pe para Shkupit, kur erdh koha të ballafaqohemi me provokimet nga Turqia, nuk e kanë përkrahur Greqinë!”, thotë Samaras në intervistën, transmeton MIA.

Ai shton se përkundrazi, “disa vazhduan ta furnizojnë me pajisje Turqinë”, ndërsa vendet të cilat tani hapur e përkrahin Greqinë, “siç është Franca përshembull, nuk e kanë përkrahur fuqimisht integrimin e Shkupit në Evropë”. “Sipas kësaj, as problemi nuk është zgjidhur, as Greqia nuk pa diçka të mirë. Vetëm dëm të padurueshëm kombëtar, duke e dhënë emrin, identitetin, gjuhën! Çka prisni të bëj?”, komentoi ish kryeministri grek lidhur me atë se cili do të jetë qëndrimi i tij kur memorandumet do të vendosen në votim në Parlament.