Në marrëveshjen për miqësi dhe fqinjësi të mirë me Bullgarinë ekzistojnë aspekte problematike që nuk janë në favor të Maqedonisë, vlerësojnë ekspertët.
Për të kontestuese është paragrafi 11 nga Neni 5 ku thuhet:
Marrëveshja për fqinjësi të mirë me Bullgarinë
“Republika e Maqedonisë konfirmon se asgjë nga Kushtetuta e saj nuk mundet dhe nuk duhet të interpretohet se paraqet apo ndonjëherë do të paraqesë bazë për përzierje në punët e brendshme të Republikës së Bullgarisë, me qëllim të mbrojtjes së statusit dhe të drejtave të personave që nuk janë shtetas të Republikës së Maqedonisë”.
Sipas profesorit Bekim Kadriu këtë e interpreton si dorëzim të Maqedonisë nga mundësia për mbrojtjen e të drejtave të komunitetit maqedonas në Bullgari, edhe pse kjo parashihet në Kushtetutën e Maqedonisë. Problemi sipas tij është se obligim i këtillë nuk ekziston për Bullgarinë.
Krahas kësaj, në paragrafin 4 thuhet se ( secila prej palëve ka të drejtë t’i mbrojë të drejtat dhe interesat e shtetasve të saj, në territorin e anës tjetër”. Por, për Kadriun ky paragraf nuk ofron kurrfarë të drejte tjetër nga ajo që tashmë ekziston në të drejtën ndërkombëtare.
Interesi i shtetit për të drejtat e qytetarëve të tij vjen në pah kur janë shfrytëzuar të gjitha ilaçet juridike në shtetin ku gjenden. Por, e tërë kjo paralajmëron Kadriu është e kufizuar me përzierjen në punët e brendshme. Interesi i shtetit amë vjen kur bëhet fjalë për çështje pronësore apo investim nga shtetasit e tij, ndërsa kjo quhet mbrojtje diplomatike./Alsat-M/