Nga burime të besueshme brenda Lëvizjes Vetëvendosjes, mësohet se tashmë marrëveshja ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK-së është në prag të finalizimit. Mësohet se LDK  ka pranuar që të hyjë në qeveri duke marrë 6 ministri dhe një zotim për mbështetje për ta bërë presidentin nga LDK-ja.

Sipas këtij BURIMI, LDK-ja ka pranuar ofertën 6 me 4 ministri, në favor të LDK-së, pa lëvizjen e Glauk Konjufcës nga pozita e kryeparlamentarit.

LDK-ja do ta marrë shtesë edhe Ministrinë e Punëve të Jashtme, ku Vjosa Osmani do të emërohet ministre.

Lëvizja Vetëvendosje dhe LDK-ja pritet që të takohen nesër edhe me përfaqësuesit e Qiuntit, ku pas këtij takimi planifikohet të finalizohet edhe marrëveshja e dakorduar parimisht.