Shkrun:Qenan Aliu

Miq të dashur,
Sot mbushen pesëmbëdhjetë vjet nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Ohrit e cila i dha fund konfliktit të armatosur mes forcave qeveritare maqedonase dhe kryengritësve shqiptarë.
Marrëveshja garantoi përparimin e pozitës së shqiptarëve në këtë Republikë, duke përfaqësuar në mënyrë të përshtatshme numrin e kësaj bashkësie etnike në administratë dhe në institucionet e tjera shtetërore dhe publike.Por, disa elemente të kësaj marrëveshjeje nuk janë zbatuar plotësisht në praktikë; ndërsa afati i plotësimit të saj është zvarritur prej vitesh. Sot ,ka subjekte që e trajtojnë si të dështuar ndërsa disa edhe si të vdekur.
Në fakt, kjo marëveshje politike që atëherë u inkorporua në kushtetutë, që më pastaj ata amandamete të interpretohen me frymë rigide dhe me sjellje të ligjeve që ngushtojnë frymën e amandamenteve kushtetuese për barazinë e shqiptarëve.
Ky përvjetor gjenë në koalicion pikërisht dy forcat e konfliktit të atëhershëm, Bashkimin Demokratik për Integrim dhe partinë VMRO-DPMNE. Por në cfarë pozitash i gjenë shqiptarët e Maqedonisë ky pervjetor dhe sa janë realizuar në të vërtetë objektivat e kësaj marreveshje për të përmirësuar satusin juridiko-politik të tyre ?
Marrëveshja kornizë e Ohrit , edhe pas pesëmbëdhjetë viteve, vlerësohet varësishtë nga mënyra e interpretimit të interesave të ndryshme dhe pozitës se ku gjenden protagonistët e sajë.
Shpesh nga faktori ndërkombëtarë si garntuese e implementimit të sajë , MO është vlerësuar si rruga përmes së cilës do të mundë të arrihet në BE, përfaqësuesi i kryengritësve Ali Ahmeti këtë marrëveshje shpesh herë e ka vlerësuar si të arritur të madhe përmes së cilës maqedonasit dhe shqiptarët bashkërishtë shprehin lojalitetin ndaj shtetit . Ndërsa partitë politike disa si marrëveshje të dështuar e disa si të vdekur.
Pra MO shpesh në diskursin e politikanëve është shpallur herë si e gjallë e herë si e vdekur, por në fakt ishte një dokument politik që vetëm ariti të ndërpres konfliktin e armatosur, bëri të mundur disa ecje për implementimin e sajë por përfundinmisht nuk arriti të evitojë supremacionin etnik maqedonas mbi këtë shtet , paradigmë që edhe pas një dekade e gjysmë vazhdon të mbajë nën tension permanent klimën politike në vendë .
Edhe pas 15 viteve, MO mbeti dokumenti që varësishtë nga qëllimet politike herë bëhet temë diskutimi herë harohet në tërësi saqë me mërzia të thelluara edhe institucionet e shënojnë këtë përvjetorë.
Marrëveshja e Ohrit edhe pak vite do të mbetet plotësishtë e haruar sepse ajo tani më nuk është inkurajuese edhe për vetë Çlirimtarët e atëhershëm që sollën ate, por vlerësohet vetëm si e arritur e madhe nga Kryeçlirimtari dhe shokët për rreth tijë .
( q. aliu ) – 12/8/2016