“Nuk dua lule, dua të drejta”, porositën gratë pjesëmarrëse në marsin për 8 marsin. Thonë se u janë rrezikuar të drejtat e grave në Maqedoni. Sipas organizatorëve të marshit “Platformë për barazi gjinore” gratë në Maqedoni edhe më shumë janë të pabarabarta në aspektin ekonomik, ka hendek gjinor tek rrogat, vdekshmëri më të lartë në Evropë të lehonave dhe mungesë të servisit për viktimat e dhunës në familje.

“Do të jemi të zëshme dhe nuk do të lejojmë që në shekullin 21 gratë në Maqedoni të jenë të shtypura, të margjinalizuara dhe të diskriminuara – tha Snezhana Iliq, platforma për barazi gjinore.

Sipas konfederatës së sindikatave të lira në Maqedoni ekziston diskriminim gjinor në vendet e punës, ndërsa gratë marrin rroga më të ulëta se burrat.

“Sipas të dhënave të fundit, gratë fitojnë 12.5% më pak se burrat që nëse e vlerësojmë në nivel vjetor, gruaja 33 ditë në vit nuk paguhet në mënyrë efektive… apelojmë deri tek punëdhënësit se rroga duhet të varet nga puna e jo nga gjinia – tha Daniela Janevska, KSL.

Vetëm 10% të grave në Maqedoni kanë pozita menaxhuese. Dita ndërkombëtare e gruas, 8 marsi çdo vit shënon luftën për barabarësi ekonomike, politike dhe sociale me burrat./Alsat