“Adrijan Gaxha është martuar në fshehtësi”, ky është një nga titujt që qarkullon prej ditësh në internet. Thashethemet tregonin se këngëtari i njohur ishte martuar me një vajzë nga Shqipëria, ndërsa në dasmën e tyre “sekrete” ishin të ftuar vetëm miq dhe të afërm.

Por, ndonëse Gaxha nuk kishte dhënë asnjë konfirmim për këtë, lajmi bëri xhiron e portaleve dhe të rrjeteve sociale. Së fundi, në emisionin “Thumb”, Gaxha ka folur më në fund për martesën e tij të supozuar, duke sqaruar njëherë e përgjithmonë thashethemet.

“Lajmi i martesës nuk është i vërtetë, por vetëm një shaka e gazetarit. Me siguri i kanë qejf dasmat, por pa merak se do t’i ftoj së shpejti!”, – është shprehur Adrijan Gaxha. Këngëtari ka lënë të kuptohet se gjithsesi është në një lidhje të konsoliduar, që me gjasa do të konkludohet me një martesë shumë shpejt.