Komisioni për Sëmundje Infektive në Ministrisë e Shëndetësisë ka sjellë masa të reja për ta penguar rritjen e epidemisë së morbilit (fruthit). Ata theksuan se masat paraprake të sjella nga ata, si “të mos pranohen në çerdhe fëmijët e pavaksinuar nga MRP-ja”, ende janë në fuqi.

Këto janë rekomandimet e Komisionit drejtuar prindërve:

Të gjithë prindërit që kanë fëmijë të moshës 6-mujore, jetojnë në Shkup, nesër të paraqiten në pikën më të afërt të vaksinimit për t’i vaksinuar fëmijët me MRP-në.
Të gjithë prindërit që kanë fëmijë të moshës shkollore, e që jetojnë në Maqedoni, kurse nuk janë rivaksinuar apo fare nuk e kanë marrë vaksinën MRP, t’i vaksinojnë fëmijët. Komisioni e ka rekomanduar Ministrinë e Shëndetësisë që të fillojë me vaksinim në terren.

Të gjithë prindërit që kanë dyshime se fëmijët e tyre janë vaksinuar, kanë temperaturë të lartë dhe shenja në lëkurë, t’i dërgojnë të njëjtët në kontrolle dhe për vaksinim në pikat më të afërta shëndetësore.

Që të shmanget rrëmuja në Klinikën për Sëmundje të Fëmijëve dhe në Klinikën për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Fibrile, pacientët të dërgohen edhe në poliklinikat “Jane Sandaski”, “Bit Pazar” dhe “Gjorçe Petrov”. Në këto pika shëndetësore ka ekip kujdestar.

Gjatë ditëve të punës, prindërit fëmijët duhet fillimisht t’i dërgojnë në mjekun amë. Nëse mjeku vlerëson se është e nevojshme, fëmijët do t’i udhëzojë për në Klinikë.

Rekomandimet e reja vijnë pas regjistrimit të viktimës së tretë si pasojë e komplikimeve nga sëmundja e fruthit.