Një bandë e armatosur të dielën ka vrarë familjen shtatë prej anëtarësh në shtetin meksikan Guerrero, në jug t vendit, ka kumtuar policia, transmeton Koha.net.

Familja u sulmua në orët e mëngjesit në fshatin Puento del Rei. U vranë shtatë burra dhe një grua me moshë nga 24 dhe 54 : tre vëllezër, babai i tyre, xhaxhi dhe një çift, raporton AFP.

Guerrero është një nga shtetet meksikane me bandat më brutale që trafikojnë drogë. Përleshjet ndërmjet bandave janë të shpeshta e ato janë të njohura me rrëmbimet e shtantazhe.