36-veçari nga Kosova mund të kishte shkaktuar një masakër edhe më të madhe nëse nuk do të kishte ndërhyrë makinisti i trenit për të bllokuar hyrjen e tij në vagonë të tjerë, raporton Die Welt, transmeton Albeu.com.

nëpërmjet një komunikimi me mediat, drejtori i anti-krimit për Dusseldorfin, Dietmar Kneib shpjegon se makinisti i një treni mbylli dyert për të ndaluar hyrjen e sulmuesit pasi kishte parë që ai po godiste me sëpatë.

Pavarësisht dimensioneve të rënda, mediat gjermane raportojnë se nuk bëhet fjalë për një sulm terrorist duke theksuar se shqiptari nga Kosova Fatmir .H kishte probleme mendore.

Pasi është neutralizuar nga policia ai raportohet të ketë thënë se donte që ta kishin vrarë më mirë.