Organizata joqeveritare “Anima Mundi” ka paralajmëruar padi penale ndaj personave të përfshirë në vrasjen masive të derrave të egër në parkun nacional “Jasen” në Shkup. Nga kjo organizatë thonë se do të presin dënimin më të ashpër për shkeljen e periudhës së gjuajtjes për derra.

Fotoja e shpërndarë në rrjetet sociale ka bërë bujë të madhe, ku shihen 57 derra të egër, të vrarë gjatë një dite gjuetie. Mes gjuetarëve përmenden Hari Kostov, ish-kryeministër dhe aktualisht drejtor i Bankës Komerciale si dhe shumë emra të tjerë publik. (INA)