Të punësuarit në arsimin fillor, të mesëm dhe të lartë do të marrin rritje të re të pagave prej 10 për qind nga 1 janari i vitit 2020, është dakorduar në takimin e sotëm në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës midis ministrit dikasterial Arbër Ademi dhe përfaqësuesve të Sindikatës për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SASHK) të udhëhequr nga kryetari i tyre Jakim Nedellkov.

Pas takimit një orë e gjysmë ministri Ademi deklaroi se bëhet fjalë për një moment historik sepse kjo është rritja e tretë pas atyre që mësimdhënësit i kanë marrë shtatorin e kaluar dhe të tanishëm prej pesë për qind, duke theksuar se bëhet fjalë për rritje kumulative prej 21,3 për qind në një mandat. Për zhvendosjen e pagesës për tre muaj, në janar në vend që në prill siç ishte propozuar paraprakisht, në Buxhet do të ndahen në mënyrë shtesë 1,4 miliardë denarë.
Ademi tha se mësimdhënësit meritojnë paga më të mëdha dhe se gjithmonë MASH-i do të jetë në anën e tyre, por se tani për tani këto janë mundësitë.
“Kthehet dinjiteti i profesionit të mësimdhënësit. Jemi krenarë që intensivisht negociojmë me SAHK-un për mësimdhënësit që të kenë paga dinjitoze”, theksoi Ademi pas takimit me përfaqësuesit e SASHK-ut.
Ai përkujtoi se rritja e pagave të të punësuarve në shtatë institucione shkencore për çfarë Qeveria mori vendim para dy javëve.
Kryetari i SASHK-ut, Jakim Nedellkov është i kënaqur me rezultatin e disa takimeve të deritashme të cilat, tha, kanë qenë të vështira dhe me rëndësi është që me marrëveshjen e arritur nuk do të aktivizohet greva që ishte paralajmëruar për më 11 nëntor.
Ai theksoi se me arritjen e marrëveshjes nuk është mbyllur çështja, por ky është fillimi për hapjen e çështjeve të reja për probleme të tjera të të punësuarve dhe anëtarëve të Sindikatës, siç është regresi për pushimin vjetor, shpenzimet për transport deri te vendi i punës, vlerësimi real i mësimdhënësve në paralele të kombinuara, për orët shtesë në masim etj.