Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton se është bërë pagesa e mjeteve për bursat e nxënësve dhe studentëve për muajin qershor, respektivisht shfrytëzuesit e bursave të MASH-it – bursa për nxënësit e shkollave të mesme, për studentët e regjistruar në studimet bachelor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, si dhe për studentët e regjistruar në njërin nga universitetet më të mira botërore sipas rang listës së Shangait.