Ministria e Arsimit dhe Shkencës parashion për nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e pestë, ora e mësimit të zgjasë 55 minuta, që përfshin një periudhë pushimi prej 15 minutash, përcjell Fol.

Mësuesi vendos kur të japë pjesën e pushimit dhe si do ta realizojë atë. Rekomandohet që një nga pushimet të parashikohet për aktivitete të kohës së lirë jashta klasës. Sipas planprogrameve të Ministrisë së Arsimit, nxënësit nga klasa e parë deri nga klasa e tretë të kenë jo më shumë se katër orë në ditë, e cila do të reduktojë kohën që nxënësit të kalojnë në klasë.

Gjithashtu, me propozimin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës do të zvogëlohen edhe testimet e nxënësve, me ç’rast do të krijohet një sistem efikas.

Detyrat e shtëpisë do të zëvendësohen me ushtrime në klasë, nën kontrollin e mësuesit dhe do të futet një shërbim mbështetës për nxënësit e talentuar, si dhe për nxënësit me më pak progres në mësime.

Nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e tretë do të kenë pesë lëndë, gjuhën amtare, matematikën, Botën rreth nesh, Artin figurativ, kulturën fizike.

Lëndët natyrore dhe shoqërore do të zëvendësohen me lëndët Botës rreth nesh, ndërsa lëndët Muzika dhe Arti, do të zëvendësohen me lëndët e Artit. /Fol/