Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) ka hapur proces të gjërë konsultativ, në të cilën janë kyçur përfaqësues të organizatave-sindikale, plenume arsimtarësh dhe profesorësh, plenumi studentor, organizata qytetare dhe ekspertë të cilët punojnë në sferën e arsimit.

Në kumtesën e MASH-it thuhet se tashmë është formuar grupi i cili do të diskutojë për nevojën e ndryshimit të Ligjit për arsim të lartë.

Në një takim me sindikatat dhe organizatat përkatëse për çështje arsimi, është diskutuar edhe zvogëlimi i numrit të kuadrit të arsimtarëve. MASH poashtu planifikon edhe zvogëlimin e numrit të nxënësve në paralele si një nga masat për përmirësimin e cilësisë në mësim.

Gjithashtu, planifikon dhe zvogëlimin e numrit të orëve për arsimtarët me stazh më të madh, për shkak të krijimit të mundësive për angazhimin e tyre si mentor të arsimtarëve me më pak përvojë.