Meridiani, gjatë një episodi të “Për’puthen Prime” e cilësoi Tean ‘hidhër’ dhe ndjekësit e kritikuan, por pas zbulimit të së vërtetës i kanë kërkuar falje

“Në një video e cilësova Tean si hidhër dhe më ofenduan pafund, tani jam i çliruar. Ditën e parë që kanë dalë fotot, pafund njerëz më kanë kërkuar falje në Instagram“, thotë Meridiani.

Sipas opinionistit çdo gjë është e planifikuar nga Andi dhe Tea.

“Çdo gjë është e kurdisur. Është video që e ka hedhur në youtube, me qëllim që të fitojë klikime, njerëz duan të dinë të vërtetën. Këtë granatë e kanë shpërthyer ata dy. Nuk do ta harroj kurrë atë moment kur Andi i tha Andit ajo është nusja ime, këto fjalë nuk mund të t’i fusë produksioni. Nuk ka kontratë që të detyron të dalësh çift me x person”.

Meridiani kujton se dy konkurentët, përveç emisionit, bënin video live në rrjetet sociale, ku thërrisnin njëri-tjetrin me përkëdhelje. “Po në videot live, ku thoshin zemra, shpirti kush i detyroi. Tani për t’u shfajësuar, duan të bëjnë dikë fajtor. Thanë se nuk dinë të kuptojnë kontratën, ama dinë të vendosin çmime marramendëse për reklamat në Instagram. Tea merr mbi 500 euro për një postim, 300-400 euro për një story. Për më tepër, Tea studion drejtësi…”

Sipas Meridianit, nuk do kishte asgjë të keqe që Tea dhe Bearti të shprehnin lidhjen, “nëse Tea do të ishte me Beartin do të ishte shumë më e pëlqyer, por ra në kurthin e famës”.