Analisti Halil Matoshi ka folur rreth rastit të vdekjes së Astrit Deharit

Matoshi në ‘Click’ të RTV21 ka thënë se shteti për 10 ditë nuk ka qenë në gjendje që të japë një verdikt final për vdekjen e Astritit dhe për këtë arsye ai dyshon tek shteti pasi që dikujt po i konvenon kjo tragjedi.

E tërë kjo sipas Matoshi mund të rezultoj me ndezjen e një konflikti të ashpër mes pushtetit dhe opozitës dhe ky konflikt pastaj mund të zbret në popull.

Matoshi po ashtu tha se çfarëdo verdikti që do të dal nga ekspertiza rreth vdekjes së Astriti, një pjesë e njerëzve nuk do ta besojnë atë verdikt./21Media