Bora është karrem i mjaftueshëm për secilin që dëshiron të kënaqet në përallat dimërore duke rrëshqitur apo skiijuar në vendet turistike në Maqedoni. E tillë është Mavrova.

 

Ekipi i Telegraf.mk ishte në vizitë në Mavrovë, për të parë nga afër atmosferën. Edhe pse ishte ditë pune, vëreheshin vetura nga Maqedonia, por ajo çfarë ishte më befasuese, numri i madh i veturave me targa regjistrimi nga Kosova dhe Shqipëria.

Sipas portalit, njoftojnë nga burimet në Mavrovë se sezona e dimrit këtë herë ka filluar më herët, dhe se nga Info qendra në Mavrovë-Anovi, shpresojnë që bora do të qëndrojë më gjatë kohë. Ata thonë se përveç turistëve vendorë, ka edhe skiijator nga vendet fqinjë si Shqipëria, Kosova dhe Greqia dhe një numër i vogël nga vendet evropiane. /Telegrafi/