Mbahet Asambleja e parë e femrës në LR-PDSH, me theks për një përfaqësim më dinjitoz të femrës në politikë!

Është mbajtur mbrëmë Asambleja e Femrës të Lëvizjes për Reforma në PDSH, formacion që përfshin gjithë strukturën e gjinisë femrore të Lëvizjes. Kjo strukturë u formësua në Asamble pas kuvendeve të femrës të mbajtura në të gjitha degët e Lëvizjes, ndërsa Asambleja ka për qëllim përfaqësimin më dinjitoz kuantitativ dhe kualitativ të femrës shqiptare. Asambleja përfshin kryetaret e femrës nga të gjithë degët, dërsa në nivel republikan k ryetare u zgjodh profesoresha nga Tetova Arta Toçi e cila para asambleisteve tha se do të mundohet që të risë përfaqësimin kualitativ të femrës në politikë. Gjithashtu Toçi prezantoi edhe një sërë aktivitetesh që do të ndërmerr në të ardhmen asambleja e femrës.

Kryetari i LR-PDSH-së Ziadin Sela para të pranishmëve shprehu kënaqësinë e tij për organizimin dinjitoz të Asamblesë së Femrës ndërkaq u shpres se ashtu si në realitet që femra shqiptare është themëli i shtëpisë, ajo do të vazhdojë të jetë në themelet e organizimit politik të Lëvizjes. Sela tha se pikërisht për qëllimin e përfaqësimit sa më dinjitoz të femrës shqiptare, organizimi i saj në nivel Asambleje u ngrit në Lëvizjen për Reforma në PDSH.

Fjalë rasti në Asamble mbajti edhe sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes Arben Taravari i cili u shpreh se është tejet i kënaqur për organizimin kaq dinjitoz të femrës në Lëvizjen për Reforma. Gjithçka fillon nga femra, nga nëna dhe gruaja shqiptare dhe instinkti i saj për të përcjellur mirësinë dhe përkujdesin është i veçantë gjë që e përcjellin vetëm nënat. Për këtë qëllim, Taravari tha se është e nevojshme pikërisht këtop veti të përcillen edhe ne politikën shqiptare në Maqedoni.

Nënkryetarja e Lëvizjes për Reforma-PDSH, Vlera Ejupi mbajti ekspoze për femrat e suksesshme shqiptare por edhe botërore, e cila u prit me entuziazëm nga të pranishmit. Në ekspozenë e saj Ejupi sqaroi edhe rolin historik të femrës në shoqërinë shqiptare, që ka qenë në themel të rezistencës kombëtare. Nëpërmjet mitit të kalasë së Rozafës shpjegoi anën hyjnore të femrës si grua dhe si nënë, dhe rolin e saj ndaj përkujdesjes për familjen. Ekspozenë e saj Ejupi e përfundoi duke treguar biografinë e femrave të suksesshme të politikës dhe krijimtarisë botërore duke shprehur bindjen se mundësi e tillë duhet ti jepet femrës shqiptare në politikë.

Në vazhdim ndiqni ekspozenë e plotë të nënkryetares së Lëvizjes për Reforma  -PDSH  znj, Vlera Ejupi: