Kandidati i Aleancës për shqiptarët për kryetar të komunës së Tearcës, z.Nevzat Veliu së bashku me ekipin e kandidatëve për këshilltarë komunal dhe bartësin e listës, z.Isen Murati, kanë vizituar fshatin Dobrosht, me ç’rast janë pritur në mënyrë madhështore nga ana e banorëve lokal.

Pritja masovike e dobroshtasve, ka frikësuar kryetarin aktual të komunës, i cili vjen nga rradhët e BDI-së Isen Asani.

Bazuar në aktivitetin intenziv të Degës së Tearcës, kandidatit për kryetar komune Nevzat Veliu dhe bartësit të listës, profesor Isen Murati, si dhe mbështetja masovike në teren, duket që dy kandidatët më serioz për kryetar të komunës së Tearcës do të jenë z.Veliu i Aleancës për shqiptarët (ASH) dhe Asani nga rradhët e BDI-së.