Të dënuarit në shkallë të parë, Ejup Halimi dhe Ismet Guri nga BDl, nuk kanë arritur t’i marrin pasaportat nga Gjykata Pe nale, edhe pse për këtë kanë pasur ndihmë nga një prokuror.

Edhe përkundër asaj që prokurori i lartë, Dilaver Bekteshi ka propozuar që të ju kthehen pasaportat, gjykatësit e Apelit nuk e kanë dëgjuar, kanë votuar kundër.

“Është e saktë se para dy muajve Këshilli ka vendosur lidhur me marrjen e dokumenteve të udhëtimit të akuzuarve Guri dhe Alimi.

Prokurori i lartë publik lejoi që të ju kthehen, por gjykata vendosi ndryshe. Megjithatë gjykata e ka fjalën e fundit”, është përgjigja nga Gjykata.

Zakonisht prokurorët janë ata që nuk lejojnë të anulohen ose zbuten masat e shqiptuara për sigurim të prezencës së të aku zuarve, kurse gjykata di edhe të lëshojë pe ose të vendosë ndryshe. Kësaj radhe ndodhi e kundërta, shkruan sdk.mk.