Në javën e fundit të vitit 2016, në vend janë paraqitur 9.485 raste të reja të prakur nga gripi, që është më shumë se dyfish i rritur në krahasim më javën e kaluar kur ishin paraqitur 4.194 raste.

Me përjashtim të sezonit të gripit pandemik 2009/2010, numri i rasteve të paraqitura këtë javë është më i larti i regjistruar në 10 vitet e fundit – si në këtë periudhë të sezonit, ashtu dhe në përgjithësi, deklaruan nga Instituti për Shëndet Publik i Maqedonisë. Numri i përgjithshëm i rasteve të paraqitura këtë javë kalon kufirin e aktivitetit shumë të lartë në përputhje me modelin MEM për përcaktimin e intensitetit të aktivitetit të gripit sezonal.

Në sezonin 2016/2017 numri i përgjithshëm i të prekurve nga gripi është 15.775 me iniciativë kumulative prej 762,4 në 100.000 banorë. Këtë javë numri më i madh i të prekurve (n=1.263) është regjistruar në territorin e Qendrës për shëndet publik në Shkup, ndërsa mbi 1.000 raste janë paraqitur në QSHP Strumicë (1.123), QSHP Veles (n=1.122) dhe Kavadarë (1.024). Shkalla më e lartë prej 2.379,5 në 100.000 banorë është paraqitur në teritorin e Kavadarit, ndërsa shkalla e dytë prej 1.954,9 janë regjistruar në Sveti Nikollë (n=401), ndërsa në Veles janë regjistruar 1.693,4 në 100.000 banorë. Kufiri është kaluar edhe në 10 qendra për shëndet publik. Aktivitet të lartë të gripit është regjistruar dhe në teritorin e QSHP në Tetovë, QSHP Koçani dhe Makedonski Brod, në 8 qendra dhe në nivel të mesëm, ndërsa në 6 qendra është në nivel të ulët.

Si nga e kaluara, në javën e 52 numri më i madh i të prekurve (n=6.247), gjegjësisht nga të gjitha rastet janë paraqitur në grupin e të moshuarve prej 15 deri 64 vjet, çka nuk paraqet ndonjë ndryshim të dukshëm në përqindje nga java e kaluar (66,1 për qind). Në rastet e paraqitura nga java e 52 fëmijët nga mosha 5 deri 14 vjet marrin pjesë me 18,4 për qind (n=1.745), personat mbi 65 vjet me 9,8 për qind (n=928) dhe foshnjët prej 0 deri 4 vjet më 6,0 për qind (n=565). Shkalla më ë lartë prej 753,9 në 100.000 banorë është regjistruar te fëmijët e moshës prej 5 deri 14 vjet, ndërsa te fëmijët të moshës 4 vjeçare shkalla është 486,3 banorë./Koha