Mijëra juristë amerikanë u shprehën kundër vendimit të presidentit të sapozgjedhur të SHBA-së, Donald Tramp ta emërojë për këshilltar të tij më të vjetër dhe strateg kryesor politik ish udhëheqësin e ueb faqes konservatore “Brajtbart”, Stiv Banon.

Ashtu siç kumtoi njëra nga inciatoret e peticionit kundër Banonit, profesoresha e Drejtësisë së Universitetin në Denver, Nensi Leong, për një periudhë të shkurtër kërkesën e kanë nënshkruar mbi 15.000 juristë dhe se ajo do të dërgohet deri te ekipi i Trampit pas ndërrimit të pushtetit, si dhe deri te Kongresi, transmeton MIA.

Iniciatorët e peticionit i bëjnë thirrje ligjdhënies amerikane “t’i ndërmarrin të gjitha masat e mundshme” me qëllim që ta bindin presidentin e ardhshëm se është e domosdoshme “edhe njëherë ta shqyrtojë vendimin për emërimin e Banonit”, theksoi Leong.

Ajo sqaroi se, si udhëheqës i “Brajtbart” Banon ka publikuar komente me përmbajtje ksenofobike, si dhe pamje të cilat janë me vështrim armiqësor ndaj  pakicave nacionale dhe seksuale dhe ndaj grave.

Emërimi i Banonit për këshilltar më të vjetër në Shtëpinë e bardhë nuk ka nevojë  të miratohet nga ana e Senatit, për shkak të mundësive të ligjdhënësve të ndikojnë në këtë vendim janë kufizuar.