KSHZ ka bërë publike të dhënat e fundit lidhur me votuesit e paraqitur në diasporë për zgjedhjet e parakohëshme që do të mbahen në Maqedoni.

Mësohet se janë rreth 20.500 shtetas të Maqedonisë që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit, janë regjistruar për votim në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahennë 11 dhjetor.

Për shkak të numri të madh të të paraqiturve, KSHZ-ja ka vendosur që të hapë qendra votimi shtesë në Venedik dhe në Bern.

Sipas të dhënave, mesohet se këtë vit do të hapen disa qendra votimi në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe, në Detroit, Neë York, Romë dhe Melbourne, transmeton “Telegraf”.