Më shumë se 400 tituj prej mbi 250 autorë nga Maqedonia, të shpërblyera dhe përkthyera, midis të cilëve edhe 70 tituj nga autorë nga Maqedonia të përkthyera në gjuhë evropiane, do të ekspozohen në stendën e Republikës së Maqedonisë në panairin e librit në Frankfurt, i cili do të mbahet nga sot e deri më 15 tetor, përcjell Fol.

Prezantimi i Maqedonisë në panairin e Frankfurtit këtë vit është në organizim të Asociacionit të Botuesve të Maqedonisë, ndërsa financiarisht është i mbështetur nga Ministria e Kulturës. Komisarë të prezantimit të sivjetmë në panair janë shtëpitë botuese “Tri”, “Ars Lamina”, “Kultura” dhe KSC Polica.

Stenda promovuese e Maqedonisë do të jetë e vendosur në hallën e pestë për pjesëmarrësit ndërkombëtar nën moton “Magjia e letërsisë nga Maqedonia”.

Panairi i librit në Frankfurt është manifestimi më i madh i industrisë botuese ndërkombëtare. Këtë herë do të ketë rreth 7.300 botues nga më shumë se 100 shtete dhe rreth 300 mijë vizitorë. Janë paraparë rreth 4 mijë ngjarje dhe pjesëmarrje e 100 mijë gazetarë të akredituar, duke përfshirë edhe 2.400 blogerë. /Fol/