​Sot para Ministrisë së Punëve të Brendshme, kanë protestuar mbi 600 policë të diplomuar për shkak të zvarritjes së punësimit të tyre tashmë pesë muaj.

“Tashmë tre muaj kaluan nga betimi jonë i fundit dhe pesë muaj kalojnë prej kur e mbaruam me sukses trajnimin tonë njëvjeçar në qendrën për trajnim, dhe çështja jonë se kur do të punësohemi ende nuk është zgjidhur. Në MPB ka mungesë të kuadrit dhe për këtë arsye në qendrën për trajnim fillon të trajnohet grup tjetër prej 660 kandidatë, ndërsa ne 660 të trajnuarit ende nuk jemi punësuar”, ka thënë Elena Millanovska, police e diplomuar
Sipas protestuesve, bëhet e ditur se ende nuk kanë pasur takime me ministrin e brendshëm I cili ka caktuar disa afate mirëpo që as ato nuk janë respektuar.