Katër ditë pas fillimit të peticionit online për dorëheqje të presidentit Gjorge Ivanov, gjithsej 6,388 qytetarë kanë kërkuar dorëheqjen e tij. Ky peticion filloi nga nisma “Megafon” të cilët u revoltuan nga vendimet e presidentit për të mos dhënë mandatin për formimin e qeverisë së re.

Peticioni është online dhe kërkon që kryetari Ivanov të dorëhiqet për shkak se, siç shkruan në nismë, e ka shkelur Kushtetutën e vendit dhe e shtynë Maqedoninë drejt paqëndrueshmërisë dhe problemeve përmes pengimit të transferimit të qetë të pushtetit. Për ta nënshkruar peticionin klikoni këtu.