Mbi 1 mijë qytetarë të maskuar nga vendi dhe jashtë sot parakaluan në qendër të Prilepit, në bulevardin “Goce Dellçev” dhe sheshin “Metodija Andonov Çento” me rastin e karnavalit ndërkombëtar “Proçka 2017”.

 

Sipas kryetarit të Komunës së Prilepit, Marjan Risteski, karnavali paraqet një brend për Prilepin dhe Maqedoninë.

“Sot në karnevalin “Proçka” parakaluan afër 1 mijë të maskuar nga Prilepi, vendi dhe mysafirë nga Italia, Bullgaria, Shqipëria dhe Serbia. Në këtë karnaval ka shumë maska kreative dhe është një spektakël. “Proçka” është një brend, jo vetëm për Prilepin por edhe për Maqedoninë”, deklaroi Risteski.