MBI PAKËNAQËSITË NËPËR DEGË !

rsz_qenan

Qenan Aliu

Miq të dashur,

Dukuria e çfaqjes së pakënaqësive për nominimin e kuadrove ,në shikim të parë mund të duket edhe e natyrshme .por ato nuk duhet të rezultojnë në pafundësi.

Respektimi i demokracisë së brendëshme në Bdi- është një çështje që duhet të debatohet, kurse më një strukturë partiake nuk duhet të ketë përçarje për shkak të nominimeve për të vetmen arsye se kush do që të nominohet do të ketë edhe zëra kundër edhe zëra pro.

Por ajo që ju duhet të përçaheni për mendimin e lirë tuajin për ta shpehur në organet e partisë bile për tia thënë edhe direkt liderit të partisë janë çështje tjera ;- p.sh.

– Si do të menaxhojnë ato ministra, zv.ministra apo drejtorë ?

– Çka po bëjnë ata gjatë menaxhimit ?

– Si e përfaqësojnë partinë ?

– A do ta përdorë gjuhën shqipe ai ministër gjatë ushtrimit të detyrës ?

– A do të negociojë akoma me anëtarin e këshillit egzekutiv të Vmro-Dpmne-së , me ish-drejtorin e DSK , Sasho Mijallkov ?

– A do të nënshkruaj akt ministri i ekologjisë për ndërprerjen e prodhimit në kombinatin ,,Jugohrom,, drei në plotësimin e kushteve ligjore ? etj etj.

Nëse këta ministra do të sorollaten këta dy apo tre muaj sipas agjendave që do tua përcaktojnë grupet e lobeve të tyre, atëherë ata do sillen si kalamaj të mëhallës, të cilëve do tu duartrokitin moshatarët kurë ata të arinë te shtëpitë e tyre me benzat e zi të qeverisë.

Ata kryetarë të degëve të Bdi-së që eventualisht do të mendojnë të dorhiqen nga funksionet e tyre, do të tregojnë marëzinë e tyre klanore sepse ata është dashur të largohen që moti dhe para sajë tu bëjnë shumë pyetje Musa Xhaferi , Fatmir Besimit dhe shum të tjerëve .