Miq të dashur, Kabineti i Presidntit Ivanov reagoi ndaj prononcimit të Prokurores Speciale Katica Janeva, e cila kishte pohuar se në bazë të provave që posedon Prokuroria Speciale lidhur me proceset zgjedhore, ata i konsideron skajshmërisht të manipuluara, prandaj edhe parlamentin, presidentin , qeverinë, gjykatën kushtetuese i vlerëson si JOLEGJITIME. Miq të nderuar, pronocimi i Prokurores Speciale Janeva në forumin e organizuar nga QMBN ,ku prezente si mysafire e ftuar ishte edhe Prokurorja e Përgjithshme Rumune zonja Laura, ndoshta në dëgjim të parë duket me frymë politike, por edhe si prokurore zgjedhjet e manipuluara ,të falsifikuara ska si të vlerësohen ndryshe përveç se kriminale ,ndërsa të zgjedhurit e etabluar nga ata zgjedhje si jolegjitim. Reagimi i kabinetit të presidentit thuaja se ishte infantil. Mbase shumë kujt mund ti kishte shkuar ndër mend se pas pohimit të Janevës dikush nga të apostrofuarit do të mund ti reagojë, me kontratezën se atëherë nëse ne dhe parlamenti jemi jolegjitim , atëherë edhe ajo si PS është jolegjitime sepse edhe atë e zgjodhi edhe ligjin e solli po ky parlament dhe e dekretoi po ky president për të cilët pohon se janë jolegjitim. KJO NUK QËNDRON ! Sepse këta që apostrofoi Janeva janë organe të cilët u etabluan sipas procedurave të parapara me ligjet dhe në këtë aspekt të procedimit janë LEGALE. Por meqë proceset zgjedhore kanë qenë të falsifikuara, pahamendje këta organe janë JOLEGJITIME. Sipas logjikës së kabinetit të presidentit atëherë edhe qytetarët që realisht kanë shfrytëzuar të drejtën e votimit konform ligjit do të konsideroheshin si “jolegjitim” . Pra fjala është për Legalitetin e dhunuar i cili dhunim ka abortuar organe jolegjitime. E tani , këta mund tia zënë për të madhe se pse Prokuroria Speciale nuk e ka parasyshë prezumcionin e pafajsisë. Ajo këtë e ka parasyshë,mbase ajo në një forum të tillë mund edhe të japë mendimin e sajë,fundja prokurori është njëri nga palët në proces. Por këta organe që thiren si legjitim duhet tia mundësojnë prokurores që ajo të zbatojë kompetencën e sajë dhe gjykata kuptohet krejtësisht e pavarur do të vendos për fajësinë apo pafajësinë.