Nga Qenan Aliu
Zoran Zaev ka të ngjarë ta konsumoj afatin 10 ditësh pa marrëveshje për koalicion qeveritar. Por me këtë i imponohet presidentit të veproj sipas PRECEDENTIT që mandatin tja besojë kandidatit të koalicionit që kanë fituar më shumë deputet në kuvend. Dhe me këtë mandatari do të kishte në dispozicion afatin kushtetues prej 20 ditësh për ta siguruar shumicën dhe tja propozoj programën për qeverisje kuvendit dhe përbërjen e qeverisë për miratim. Kuptohet në ndërkohë Kuvendi do të duhej të përfundoj seancën konstituive me zgjedhjen e komisionit për zgjedhje dhe emërime,zgjedhjen e Kryetarit të kuvendit dhe dy nënkryetarëve, në përputhje me Rregulloren për punën e kuvendit.
(q/a)