I humbur në shkretëtirën e Saharasë për 10 ditë, pjesëtari i një gare sportive, maratonë, për të mbijetuar ka pirë urinën e tij dhe gjak lakuriqi nate.

Mauro Prosperi ishte 39 vjeç kur po merrte pjesë në Maratonën e Shkretëtirës dhe që duhej të ecte 155 milje përmes Saharasë.

E përshkruar si një nga garat më të vështira të llojit të saj, Prosperi ishte një ndër 80 pjesëmarrësit.

Ai kishte humbur rrugën, kur ishte përfshirë nga një stuhi rëre në zonën e Marokut.

“I armatosur” me vetëm një busull, një hartë dhe një gjysëm shishe me ujë, për ish-atletin olimpik ka nisur një sagë 10 ditore nëpër shkretëtirë.

“Gjërat shkuan shumë keq në ditën e katërt, më të gjatën dhe të vështirën e asaj gare”, thotë babai i tre fëmijëve.

“Kur dolëm në mëngjes kishte pak erë. Kisha kaluar 4 postblloqe kur hyra në një zonë me duna rëre.”

“Në mënyrë të papritur një stuhi rëre e fuqishme më përfshiu. Isha në gjendje të rëndë, pasi nuk arrija edhe të merrja frymë.”

“Rëra me godiste në fytyrë, ndërsa isha i detyruar që të ecja që rëra të mos më varroste poshtë saj.”

Stuhia kishte zgjatur 8 orë dhe Prosperi kishte gjetur një strehim. Por kur kishte hapur sytë, ai nuk e gjente më kalimin e tij, i cili ishte transformuar i gjithi.

“Kur e pashë që kisha humbur, gjëja e parë që më shkoi në mend ishte që urinën ta bëja në shishen e ujit, pasi është një ilaç shumë i mirë pasi dihidratohesh”.

“Në pikën e fundit na dhanë nga një shishe ujë. Në kohën kur ndodhi stuhia unë kisha vetëm një gjysëm shishe, të cilën e kam konsumuar në mënyrën më të mundshme”.

“Pas disa ditësh, arrita në një strehim beduinësh. Aty kam mundur të gatuaj diçka, mish lakuriqi nate duke përdorur urinën.”

“I hoqa kokën me një thikë dhe më pas e pastrova nga brenda. Mishin e poqa dhe e konsumova”, tregon Prosperi.

Pasi kishte ndjenjur aty, ai kishte vendosur që të ecte nëpër shkretëtirë.

Organizatorët dhe vëllai i Prosperit, ndërkohë kishin nisur kërkimet nëpër shkretërirë. Pas 9 ditësh, ai ishte parë nga një vajzë e re, e cila kishte lajmëruar më pas.

“Gratë u kujdesën shumë mirë për mua dhe më trajtuan shumë mirë dhe ndërkohë që kishin dërguar dikë për të thirrur policinë, pasi atyre u pëlqen që të vendosen pranë bazave ushtarake me qëllim që të mbrohen”.

Mauro ProsperiMarathon des SablesBats fly in a cave