Si pjesë e Planit 3-6-9, sot Qeveria e Republikës së Maqedonisë formoi Këshillin për reforma në administratën publike, që do të ndjekë realizimin e Strategjisë për reforma në administratën publike.

Kryetar i Këshillit do të jetë kryeministri Zoran Zaev, ndërsa anëtarë janë zv.kryeministri për çështje evropiane, Bujar Osmani, zv.kryeministri për Marrëveshjen e  Ohrit dhe sistem politik, Hazbi Lika, ministri për shoqëri informatike dhe administratë, Damjan Mançevski, ministri i financave, Dragan Tevdovski, ministri i drejtësisë, Bilen Saliji, ministrja për punë dhe politikë sociale, Milla Carovska, ministri për vetëqeverisje lokale, Suhejl Fazliu, ministri për komunikim, transparencë dhe llogarridhënie, Robert Popovski, sekretari i përgjithshëm i Qeverisë, Dragi Rashkovski, drejtori i Agjencisë për administratë, Spase Gligorov, kryetari i BNJVL-së, Petre Shilegov dhe sekretarja e Sekreatariatit për legjislaturë, Lilla Pejçinovska Milladinovska.

“Ta nxisim motivimin dhe përkushtimin, përmes respektimit të profesionalizmit, përmes avancimit në karrierë dhe shpërblimeve përmes produktivitetit dhe efikasitetit të administratës publike, me qëllim të shërbimeve cilësore ndaj qytetarëve të Maqedonisë”, porositi kryeministri Zoran Zaev.

Mançevski tha se Strategjia për reforma në administratën publike është në dispozicion në ueb faqen e Ministrisë.
Në takim është dakorduar mënyra e punës së Këshillit i cili do ta ndjek realizimin e kësaj reforme të rëndësishme, në pajtim me udhëzimet e KE-së.

Synimi i Këshillit, siç u pajtua Këshilli për reforma në administratën publike është një administratë publike efikase, produktive dhe profesionale.