Mbledhje partneriteti për thellimin e bashkëpunimit të deritanishëm, por edhe nxitje të bashkëpunimit të ardhshëm  mes Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë dhe organizatave për partneritet sot u mbajt në Shkup në të cilin morën pjesë përfaqësues të odave ekonomike, kompanive, bankave, organizatave ndërkombëtare dhe agjencive.

“Suksesi i kompanive përgjegjëse shoqërore, përmes projekteve të cilat i realizojnë me Kryqin e Kuq të Republikës së Maqedonisë, në masë të madhe varet nga bashkëveprimi i drejtpërdrejtë mes sektorit korporativ, shoqërisë qytetare dhe shfrytëzuesve dhe themelohen në përvojën për nevojat dhe problemet me të cilat përballet bashkësia lokale”, theksojnë nga Kryqi i Kuq.

Sipas sekretarit të përgjithshëm të Kryqit të Kuq të Maqedonisë Sait Saiti kujdesi për punën e mirë të përgjithshme paraqet prioritet më të lartë për punën përgjegjëse, çelës dhe bazë e zhvillimit të përbashkët të shoqërisë.

“Në atë kuptim edhe sot jemi këtu së bashku që të promovojmë iniciativa për vendosje të partneritetit strategjik me të cilat do të kontribuojmë për zbutjen dhe tejkalimin e problemeve me të cilat përballet popullata në bashkësitë, me qëllim përfundimtar arritje e mirëqenies në shoqëri. Jemi të hapur për bashkëpunim, ndërtim të partneritetit strategjik dhe besimit në zbatimin e iniciativave për sigurim të përkrahjes efikase dhe përfaqësim të interesave  të popullatës së rrezikuar”, thekson Saiti.

Kryqi i Kuq ndan mirënjohje, Përkrahës i bronztë i Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë të Fondacionit Albiz më shenjë falënderimi për përkrahjen në realizimin e qëllimeve humanitare të Kryqit të Kuq të RM-së.