Mblidhet kongresi i PS-së, zbardhet agjenda e punimeve

Partia Socialiste do të mbledhë sot Kongresin, që do të nisë punë në orën 10:00 dhe do të ketë kryesisht karakter zgjedhor, për vetë faktin që mbahet rreth 3 muaj para zgjedhjeve lokale të planifikuara.

Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Taulant Balla do të hapë kongresin, ku marrin pjesë më shumë se 2000 delegatë, për të vijuar me një raport të zëvendës kryeministrin Erjon Braçe për Bashkëqeverisjes me Njerëzit, pasuar me një prezantim nga ministrant Çuçi, Balluku, Manastriliu, Shanini, Klosi dhe Margariti, për Punën e Qeverisë për “Bashkitë që Duam”, në çdo qark.

Kryebashkiakët e konfirmuar për një tjetër mandat, si Subashi, Filo, Leli e Bufi do t’i drejtohen kongresit me një fjalë të posaçme, sikurse edhe Pjerin Ndreu kandidat për bashkinë e Lezhës dhe Gledian Llatja për atë të Elbasanit.

Në pjesën e dytë të kongresit, Top-Channel ka mësuar se kryebashkiaku Erjon Veliaj do të prezantojë listën e këshilltarëve të PS për anëtarë të këshillit Bashkiak Tiranë e më pas rreth orës 12:30 kreu socialistëve Edi Rama do t’i drejtohet kongresit me një fjalë.

Ndërsa pjesa e tretë e kongresit i është dedikuar diskutimeve për kodin zgjedhor nga ku me interes priten diskutimet dhe qëndrimet e socialistëve për votën e emigrantëve.

SHPËRNDAJE