Rreth 15.000 denarë janë marrë mbrëmë nga një farmaci në bulevardin “Aradhat partizane” afër qendrës tregtare “Antiko” kumtoi policia.

Vjedhja ka ndodhur nga një person i panjohur deri më tani, ndërsa rasti është denoncuar në ora 19:20 në Sektorin për punë të brendshme –
Shkup.

Ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të tij.