Mbretëresha e Britanisë, Elizabeth është diagnostikuar me ftohje të rëndë kështu që është anulluar plani për udhëtimin e Krishtlindjeve me bashkëshortin e saj Princin Philip.

Çifti mbretëror do të udhëtonin drejt Nortfolk, vendi ku kalojnë Krishtlindjet por do t’ju duhet që këtë udhëtim ta bëjnë më vonë.

Zyra mbretërore ka dhënë një deklaratë për mediat, në të cilën tha:

“Mbretëresha është më ftohje të rëndë kështu që çifti mbretëror ka vendosur të mos udhëtojë drejt Norfolk-ut për Krishtlindje”.