Në spitalin e qytetit “8 shtatori” nga sot janë mbyllur degët për pulmologji dhe endokrinologji dhe një sallë kirurgjike për digjestive, transmeton TetovaSot.

Reduktimi i punës së “8 shtatorit” ashtu si morëm vesh po bëhet për shkak të mungesës së motrave mjekësore.

Nga spitali sqaruan se ambulanca pulmologjike dhe endokrinologjike do të punojnë në mënyrën më normale, por se nuk do të hospitalizojnë pacientë. Rastet urgjente dhe pacientët me probleme akute do t`i pranojnë në ambulancën infektive, por edhe atje kapaciteti i krevateve është i kufizuar.

Deri më tani në spitalin e qytetit “8 shtatori” kanë punuar gjashtë salla kirurgjike, ndërsa prej sot iu vë çelësi një salle kirurgjike për kirurgji të përgjithshme dhe digjestive./TetovaSot/