Pas sulmit të bërë ndaj ambasadorit rus, që rezultoi me vdekjen e tij, ambasada amerikane ka mbyllur dyert e saj në Ankara

Shtetet e Bashkuara kanë mbyllur ambasadën e tyre në kryeqytetin turk Ankara, pasi ambasadori rus u vra më herët ditën e sotme.

Një postim në Twitter nga Departamenti Shtetëror i Shteteve të Bashkuara i këshillon të gjithë qytetarët që të qëndrojnë larg nga ambasada amerikane pas të shtënave që ndodhën afër ambasadës, shkruan rtv21.tv.

Ambasada Amerikane ndodhet 4 kilometra larg nga vendi ku u qëllua ambasadori rus. Ai u qëllua nga një polic turk i cili nuk ishte në detyrë gjatë kohës që qëlloi ambasadorin.

Është bërë e ditur që ambasada do të qëndrojë e mbyllur derisa të qetësohet situata.