Për shkak të grevës 24-orëshe të doganës greke, nga ora 21 sonte vendkalimi kufitar Dojrani i Vjetër nuk do të lëshojë udhëtarë dhe automjete transportuese. Mundësi për kalim do të kenë vetëm këmbësorët, kumtoi LAMM.

Nga ora 00:00 në mesnatë, në grevë të përgjithshme që do të zgjasë 24 orë hyjnë edhe shërbimet doganore greke në vendkalimin kufitar Evzoni për shkak të së cilës, në këtë periudhë, qarkullimi transportues gjatë hyrjes dhe daljes në Greqi do të jetë në ndërprerje të plotë, ndërsa qarkullimi me autobusë dhe me udhëtarë do të funksionojë me ndërprerje të përkohshme (60 minuta bllokadë, 15 minuta lëshim).

Nesër nga ora 7:00 do të fillojë greva edhe në vendkalimin kufitar Niki që do të zgjasë deri në orën 24:00. Në këtë periudhë do të lëshohen vetëm këmbësorët, jo edhe automjetet.