Ka përfunduar me sukses dhe pa asnjë incident votimi në vendvotimin numër 2011 në fshatin Tearcë të Tetovës.

Ndonëse në mëngjes ishin shfaqur disa probleme të vogla lidhur me votimin për 20 minuta ishte ndërprerë votimi por më pas kishte vazhduar të funksionojë në rregull.

Ka pak minuta që votimi është mbyllur dhe tash po bëhet numërimi i votave e që sipas informacioneve të fundit deri në ora 18.30 minuta kishin dal të votojnë diku 402 persona.