Organizata sindikale “ Jugohrom Alzar” paralajmëron protestë kundër mbylljes së kombinatit. Protesta është caktuar të mbahen të shtunën ndërsa do të bllokohen të dy krahët e autostradës Tetovë-Shkup tek pika e pagesës. Në të njëjtën kohë do të bllokohet edhe rruga e vjetër

“Kemi tre kërkesa që janë arsyet kryesore për protestën: Si pikë e parë, kërkojmë tërheqjen e vendimit për ndalim për punë të Jugohromit. Poashtu kërkojmë që derisa nuk ristartohen furrat, të punësuarit ta mbajnë statusin e të punësuarit dhe të shfrytëzohen mekanizmat të cilat i jep ligji për marrëdhënie pune dhe kërkesa e tretë është e dorëzuar deri të udhëheqësia, që në afat sa më të shkurtër të ndërtohet sistemi i filtrimit”, u shpreh Pece Risteski, kryetar I Sindikatës për industri, energjetikë dhe miniera.

Më 3 nëntor kombinati Jugohromit, fiku të gjitha furrat e shkrirjes dhe ndërpreu tërësisht prodhimtarinë, pas vendimit të inspektoratit të ministrisë së Ekologjisë për ndërprerjen e punës për shkak të mos vendosjes së filtrave në afatin e paraparë, më 31 tetor. Për shkak të ndotjes së lartë të ajrit, mbyllja e këtij kombinati është kërkuar me vite nga banorët e rajonit të Pollogut, raporton Alsat-M.