McDonald’s shkarkon shefin ekzekutiv, shkak lidhja me një punëtore

Kompania McDonald’s ka shkarkuar nga detyra shefin ekzekutiv, Steve Easterbrook, pasi ai kishte marrëdhënie me një punëtore.

Zinxhiri i ushqimeve të shpejta tha se marrëdhënia ishte në pajtim, por se Easterbrook “i ka shkelur politikat e kompanisë” dhe ka treguar “gjykim të dobët”, përcjell Telegrafi.

Në një e-mail dërguar personelit, biznesmeni britanik pranoi se ka pasur marrëdhënie me punëtoren dhe sipas tij kjo ishte gabim.

“Duke pasur parasysh vlerat e kompanisë, unë jam dakord me bordin që është koha të largohem”, tha ai.

Easterbrook, 52 vjeç, i divorcuar, ka punuar për McDonald’s në vitin 1993 si menaxher në Londër, ndërsa në vitin 2015 ishte emëruar shef ekzekutiv i kompanisë.

Presidenti i McDonald’s në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Chris Kempczinski, u emërua si zëvendësues i tij.

SHPËRNDAJE