Ambasada Amerikane njofton se më 14 shtator rinis procesi i aplikimeve për Lotarinë Amerikane. Përmes një njoftimi të postuar në faqen zyratre në Facebook, ambasada bën me dije se afati i fundit për të aplikuar është 30 shtatori.

“Bazuar në udhëzimet e fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit, Ambasada e SHBA-së në Tiranë do të rinisë procedimin e aplikimeve për Lotarinë Amerikane të hënën, më 14 shtator.

Ju lutemi, kini parasysh që Programi i Lotarisë Amerikane 2020 skadon më 30 shtator 2020. Departamenti i Shtetit ka përcaktuar përparesitë në planifikimin e intervistave, bazuar në vendimin e fundit të gjyqit (Gomez kundër Trump) dhe standardeve statutore, të cilat Departamenti i Shtetit shpreson të rezultojnë në lëshimin në kohë të vizave për aplikantët e përzgjedhur, deri më 30 shtator. Për më shumë detaje, shikoni këtu”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Më tej ambasada jep detaje lidhur me vizat imigruese dhe kriteret që duhet të plotësojë secili aplikant për të përfituar një vizë imigruese në SHBA.

“Vizat Imigruese për në Shtetet e Bashkuara procesohen për qytetarët dhe rezidentët e Shqipërisë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Tiranë.