Dhoma Tregtare për Energjetikë dhe kompanitë ,më 25 shkurt, do të dalin në protesta para qeverisë, ku do ti përsëritin kërkesat e tyre dhe zgjidhjet për gjendjen e krizës elektrike. Prej dhomës, më 24 janar, kanë dërguar kërkesa deri tek qeveria. Njëra nga këto kërkesa është shkarkimi i ministrit të ekonomisë, drejtorë të caktuar dhe kryetarë të kompanive dhë vendosje të kuadrove profesional në vendin e tyre. Sipas tyre, me zgjidhjet e tyre do ta shpëtojnë shtetin.
Prej dhomës thonë se shteti duhet patjetër të kursejë të holla prej buxhetit edhe për kompanitë që tu ndihmojë ta kalojnë krizën energjetike. Me probleme ballafaqohen edhe kompanitë e tekstilit, industria e bukës , dhe industritë e tjera. Ato thonë se duhet subvencionim urgjent i energjisë elektrike.
Kryetari i dhomës, Gjorgji Manaskov, sqaron se shteti mund të shkojë ne falimentim, sepse borxhet e kompanive energjetike janë mbi një miliard euro.
“Nëse qeveria dhe Elektranat e Maqedonisë në vend nuk dëgjojnë dhe në gusht blejnë rrymë 90 euro për megavat/orë, do të harxhonin 350 milion euro, do ti kishin kursyer nga humbjet dhe borxhet kompanitë energjetike dhe nuk do të kishte krizë energjetike. Tani, humbjet e përgjithshme të kompanive është mbi një miliard euro dhe do të rritet edhe më tej sepse kriza nuk do të mbaroj nesër” deklaroi Manaskov për “Veçer”.
Por sias ministrit të ekonomisë Bekteshi , shteti deri më tani ka harxhuar 170 milion euro për krizën energjetike, përderisa shtetet fqinje kanë harxhuar shumë më tepër.
Për fakturat e larta të enrgjisë elektrike , përveç qytetarëve dhe kompanive, ankohen edhe institutet shtetërore, ndërrmarjet publike edhe komunat, të cilat kanë mbi 20 milion euro borxh. Borxhi është bërë në vitin e fundit , ku çmimi i rrymës ëeshte rritur për 100 përqind ne bursat botërore.
Sipas informacioneve, mes borxhlinjve më të mëdhenj janë edhe ministria e shëndetësisë, disa ndërrmarje publike edhe komunat. Gjithsesi nga qeveria nuk lëshojnë pe dhe thonë se përdoruesit e buxhetit nga pushteti qendror, njësitë e vetëqeverisjes lokale dhe institucinet në afat sa më të shkurtër të shlyejnë obligimet e mbetura për energjinë e harxhuar dhe ti paguajnë faturat në afate të caktuara.